ATK-ja në janar inkasoi 4 milionë euro më shumë

ATK-ja në janar inkasoi 4 milionë euro më shumë

14:47, 23/02/2021

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në muajin janar ka tejkaluar pritshmërinë, duke inkasuar 64 milionë euro, ose 4 milionë më shumë sesa ishte planifikuar.

Valentina Bytyçi-Sefa, zëdhënëse në ATK, po e konsideron si trend premtues inkasimin që kanë arritur gjatë muajit janar.

Ajo thotë se nëse vazhdohet në këtë mënyrë synojnë që të tejkalojnë planin e të hyrave.

“Administrata Tatimore e Kosovës, vitin 2021 e ka nisur mbarë, do të thotë ka filluar me një trend të inkasimit goxha premtues, pasi që do të thotë vetëm për muajin janar, për muajin shkurt ende nuk kemi shifra të sakta, pasi jemi në përfundim të muajit. Mirëpo nëse i referohemi muajit janar kemi mbledhur diku 4 milionë euro më shumë sesa planifikimet të cilat janë bërë për këtë muaj, ndërsa në total kemi inkasuar 64 milionë euro”.

“Ky trend ose kjo shifër ka qenë e pritshme, mirëpo ne kemi tejkaluar për 4 milionë euro. Ne konsiderojmë se nëse ecuria e të hyrave dhe performanca për të cilën po flasim do të vazhdojë në këtë mënyrë atëherë konsiderojmë se edhe për muajt në vazhdim mund të kemi tejkalim të planifikimeve, mirëpo edhe realizim të planeve për të qenë më modest mos me iu referuar gjithmonë pritshmërisë në tejkalimin e planeve”.

Sipas saj, masat antiCovid në fuqi kanë ndikuar që bizneseve t’u pamundësohet që të kryenin obligimet ndaj ATK-së.

Ajo thotë se nëse do të ketë zbutje të masave mund të jetë edhe normalitet tatimor.

“Siç po e shihni edhe ju sa i përket pjesës së pandemisë, do të thotë ne nga statistikat të cilat çdoherë po i marrim nga instituti shihet se pjesa ose numri i të të infektuarve në vazhdimësi është duke u rritur, e cila nënkupton moszhvillim të plotë të aktiviteteve të bizneseve, do të thotë masat të cilat priten të merren dhe të cilat janë disa në fuqi e kufizojnë edhe aktivitetin e shumë bizneseve dhe kjo jep reflektim dhe nuk arrin që këto biznese t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore”.

“Sepse krejt kjo lidhet me aktivitetet tona, nëse do të ketë zbutje të masave sigurisht që do kemi edhe normalitet tatimor dhe sigurisht që kjo do ndikojë në deklarim dhe pagesë të obligimeve tatimore të biznesit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco