Komuna e Vushtrrisë prezanton planin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komuna e Vushtrrisë prezanton planin për Rimëkëmbjen Ekonomike

13:55, 22/01/2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, 331 biznese kanë mbyllur operimin e tyre si pasojë e COVID-19.

Tahiri ka njoftuar gjithashtu se gjatë vitit të kaluar, 60 përqind e familjeve kanë thënë se kanë pasur më pak të hyra financiare.

“Objektivi i parë është zbutja e ndikimit të pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike e determinuar nga aktivitete të shtrira në periudhën kohore 2020-2021, por që masat e ndërmarra në vitin 2021 do të përsëriten për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaferi.

Tutje, i pari i Vushtrrisë ka thënë se Komuna ka përpiluar Planin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Objektivi i dytë është i determinuar nga projekte dhe programe të pa afatizuara që e mundësojnë funksionimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe projekte, implementimi i të cilave e kalon komunën në nivelin e një komune me qëndrueshmëri ekonomike dhe të zhvilluar”, thuhet në prezantimin e publikuar.

Në Plan të Rimëkëmbjes, Tahiri ka potencuar se kanë planifikuar edhe lehtësim të qasjes në kredi për ndërmarrjet private.

“Rritja e punësimit, sipas zërave të masës. Rritja e prodhimit bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale. Mbështetjet e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike komunale. Mbështetja financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jo-formale”, thuhet në pikat e planit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco