OSHP-ja konstaton shkelje në tenderin për furnizim me uniforma në Polici

OSHP-ja konstaton shkelje në tenderin për furnizim me uniforma në Polici

14:47, 19/01/2021

Uniformat e Policisë së Kosovës kanë rënë në “radarin” e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ky organ ka konstatuar shkelje ligjore në tenderin që kishte për qëllim furnizimin me këpucë, çizme e kllompe për pjesëtarët e Policisë. Sipas të njëjtit, Autoriteti Kontraktues (në këtë rast Policia e Kosovës) ka favorizuar prodhues të caktuar dhe ka bërë diskriminim ndaj operatorëve tjerë ekonomikë në këtë tender, vlera e të cilit ishte paraparë të jetë 108,975 euro.

AK-ja kishte marrë vendim që ta anulojë këtë aktivitet të prokurimit, me arsyetimin se asnjëri nga ofertuesit nuk i ka plotësuar specifikimet teknike. Por, ndaj këtij vendimi kishte deponuar ankesë në OSHP OE “A & V Collection” shpk-Prishtinë. I njëjti ka pretenduar se AK ka vepruar në kundërshtim me nenet 6, 7, 10, 51, 60, 59, 69, 72 dhe 108/A të Ligjit për prokurim publik (LPP).

Ndërkohë, OSHP kishte autorizuar ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore. I njëjti kishte sqaruar se referimi i emrave tregtar të caktuar përbën diskriminim ndaj OE të cilët përfaqësojnë marka tjera tregtare dhe njëkohësisht është favorizim. Me këto kosntatime ishte pajtuar OE ankues, por jo edhe Autoriteti Kontraktues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco