Trepça, pësoi goditje të rëndë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia

Trepça, pësoi goditje të rëndë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia

12:23, 19/01/2021

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka pritur në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.

Ministri ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i Trepçës që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.

Nitaj u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.

Ai kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që Ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco