AKB-ja i kërkon qeverisë që të mbështes bizneset me 1 miliard  euro për të mbijetuar

AKB-ja i kërkon qeverisë që të mbështes bizneset me 1 miliard euro për të mbijetuar

13:41, 15/01/2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve,  i vlerëson 15 masat e qeverisë për rimëkëmbje të ekonomisë që kapin vlerën mbi 200 milionë si hap i mirë i nevojëshëm i vonuar dhe i vogël për krizën që i ka kap bizneset dhe qytetarët e Kosovës, tha kryetari Agim Shahini

Sipas tij AKB-ja, gjatë vitit të kaluar, por edhe tash ka vizituar shumë subjekte ekonomike e biznisore duke marr shënime dhe kërkesa nga  tereni  për gjendjen e vështërsuar prej pandemisë dhe masave bllokuse dhe mungesa e fondeve të kufizuara  për të mbështetur  ekonominë,  e cila në fund të prillit të viti te kaluar i patëm kërkuar qeverisë një fond prej 500 milionë për rimkëmbje.

"Në këtë vit qeveria duhet të fut në mbështetje të bizneseve  1 miliardë  euro për të fuqizuar konsumin dhe për të mbijetuar sektori privat", tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco