‘Raporti i FMN këmbanë alarmi’/ Bozdo: PD ka ndezur motorët për të rrëzuar Ramën

‘Raporti i FMN këmbanë alarmi’/ Bozdo: PD ka ndezur motorët për të rrëzuar Ramën

16:54, 02/12/2020

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga i cili, jepet një kambanë alarmi sa i përket ekonomisë shqiptare, siç tha ai.

“Lajmi që qeveria shqiptare ka dhënë paketën më të ulët në rajon nuk përbën më lajm, kjo pohohet dhe është botërisht e njohur. Ajo që do konsideroja shqetësuese është kambana e alarmit e dhënë në lidhje me parametrat makroekonomikë. Pohohet se borxhi publik është 82%.

Shprehja ekzakte është: Që e ardhmja e ekonomisë shqiptare është e pasigurt. Këtë togfjalësh nuk e hasim në asnjë prej raporteve të tjera para këtij. Kjo është prova e fundit të nje ekonomie në rënie”,- tha Bozdo.

Dukë u ndalur tek menaxhimi i pandemisë, Bozdo tha se demokratët nuk e fajësojmë qeverinë për tërmetin dhe as për pandeminë, por “në një kohë që ne kemi ofruar zgjidhje, ose marrje të masave në kohë, qeveria e ka lënë çdo gjë në rënie të lirë”.

Bozdo u shpreh se sot në Maqedoni diskutohet për një paketë të 4 ndihme për biznesin, ndërkohë që në Shqipëri as që guxon njeri të mbyllë më biznesin.

“Ne testojmë 4 herë më pak nga sa sugjeron OBSH. Kur teston më pak dhe shifrat janë më të vogla. Që këtu fillon mashtrimi apo spekulimi me testimet. Pastaj dalim në intervista të pakuptimta dhe themi unë kam më pak numra se të tjerët. Loja me shifrat është e pakuptimtë. Nuk kemi kujt t’ja fshehim, pandemia është në rënie të lirë. Ne presim përkeqësim të situatës me pandeminë, nga ana tjetër është një qeveri që nuk guxon më ta mbyllë se nuk ka më paketa ndihmëse”,- shtoi ai.

Bozdo shtoi ndër të tjera se PD i ka ndezur tashmë motorët për zgjedhjet, duke shtuar se ato mund të jenë më herët se sa 25 prilli.

“E them këtë pasi situata është e paparashikueshme. Mendoj që po i drejtohemi dimrit më të vështirë të 30 viteve të fundit, vetëm një situatë është më keq se sa kaq, një gjendje lufte. Jo vetëm nga ekonomia por ky është dimri më i vështirë. Zgjedhjet në të gjitha rastet do të jenë maksimalisht në fund të prillit”,- shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco