Lajm i mirë: Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Lajm i mirë: Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

15:40, 02/12/2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën , Massimiliano Palucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë, raporton Syri.net Kosova

‘Në funksion në jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale. Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra  në Kosovë’, ka shkruar Reçica.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Ne? funksion te? jete?simit te? reformave tona, sot zhvillova nje? takim virtual me drejtorin e Banke?s Bote?rore pe?r...

Posted by Skender Reçica on Wednesday, December 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco