Hoti: Rrjeti Global i Bizneseve mbështet pakon për rimëkëmbje ekonomike

Hoti: Rrjeti Global i Bizneseve mbështet pakon për rimëkëmbje ekonomike

18:10, 26/11/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë virtuale me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga 25 shtete të ndryshe të botës(SHBA, Evropë dhe Australi), raporton Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursej dhe të realizojë një buxhet prej rreth 365 milionë euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekomomike.

‘Nga nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursej dhe të realizojë një buxhet prej rreth 365 milionë euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekomomike. Nga pakoja për rimëkëmbjen ekonomike prej 87 milion euro, mbështetje financiare direkte kanë përfituar 36 mijë 679 biznese me 206 mijë 582 punëtorë’, u shpreh Hoti, raporton Syri.net Kosova

Kryeministri i vendit ka mirëprit gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të afarizmit në Kosovë, duke theksuar mundësitë e krijuara për investime nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington dhe nga ndihmë përmes projekteve zhvillimore të Be-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 27 miliardë eurove, për 5 vjetët e ardhshme.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës mbështet planet e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike! Sot, mbajta një konferencë...

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, November 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco