Premtimit të Avdullah Hotit, po ia shohin sherrin qytetarët e Kosovës

Premtimit të Avdullah Hotit, po ia shohin sherrin qytetarët e Kosovës

09:41, 24/11/2020 Nga D.G.

Kriza emergjente shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e virusit korona, ka prekur direkt ekonomitë e pothuajse të gjitha vendeve në botë.

Kjo ka bërë që e gjithë bota të intervenojë me aplikimin pako emergjente/rimëkëmbjes ekonomike, në ndihmë të humbjeve për qytetarët e bizneset, shkaku i masave të marra karshi parandalimit të virusit.

E në Kosovë, tash e gjashtë muaj, Kuvendi i Kosovës po vazhdon të mos e votojë Ligjin për Rimëkëmbjen ekonomike i cili do të ua mundësonte qytetarëve të vendit, të aplikonin për tërheqjen e 10 përqindshit të kursimeve nga Trusti.

Mosmiratimi i këtij Ligji, i cili do të ishte ndihmë sado e vogël për qytetarët e vendit, po del të jetë barrë e rëndë për xhepin e tyre, ndërsa, dikush po ia sheh hajrin.

Kjo pasi, qytetarët pas mundësisë për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti, kanë vendosur që të hapin llogari të reja bankare e të i ri-aktiviziojnë ato të vjetrat, për të pasur mundësi të aplikojnë për tërheqje.

Që nga dita e parë kur u përmend tërheqja e kursimeve (Qershor-2020) e deri në Tetor 2020, qytetarët e vendit kanë hapur 41 mijë e 233 llogari të reja bankare.

Këtë e konfirmon për Syri.net Kosova, Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.

Image

Por, BQK njofton se nuk ka të dhëna të llogarive të ri-aktivizuara gjatë kësaj kohe.

“Poashtu ju njoftojmë se BQK-ja nuk ka të dhëna sa i përket numrit të llogarive të aktivizuara, gjithashtu në kuadër të përgjithshëm të llogarive, nuk janë të përjashtuara edhe llogaritë që janë mbyllur” thuhet në përgjigje.

Se mosmiratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike po ia shohin hairin bankat komerciale, e tregon fakti se qytetarët të cilët shpresuan që do e tërheqnin 10 përqindshin tani po detyrohen të paguajnë mirëmbajte të llogarive

Çmimorja e mirëmbatjes së llogarive në bankat komerciale në Kosovë varion nga 0.50 cent deri në 5.00 euro.

Kostoja totale e humbjeve që po i shkaktohet qytetarëve nga pagesat e mirëmbatjes së llogarisë, duke e pritur mundësinë për aplikim në Trust, del të jetë e madhe, por, në vlera të sakta e pamundur të llogaritet shkaku i mungesës së informacioneve për secilën llogari të hapur brenda këtyre muajve dhe mungesës së informacioneve të llogarive të ri-aktivizuara.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco