Tri lagje të Prishtinës në terr që 10 orë, KOSTT tallet me qytetarët, kërkon durim prej tyre

Tri lagje të Prishtinës në terr që 10 orë, KOSTT tallet me qytetarët, kërkon durim prej tyre

20:53, 23/11/2020

Përderisa tri lagje në kryeqytet pothuaj që 10 orë po mërdhijnë nga temperaturat e ulëta nga mungesa e energjisë elektrike, KOSST kërkon durim nga qytetarët, ngase sipas tyre po punohet në saminin e problemeve aktuale, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga KOSTT thuhet se konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit që nga mesdita janë pa energji elektrike, ndërkohë që KOSTT dhe KEDS po vazhdojnë punën në nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për largimin e kabllove të dëmtuara, pastrimin e kanaleve dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.

Në një njoftim për media të KOSTT thuhet se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga nënstacioni Prishtina 2 gjatë sezonit të dimrit.

Ndryshe, lagjja Bregu i Diellit në kryeqytet edhe ditëve të kaluara është përballur me mungesa të gjata të furnizimit me energji elektrike. Gjatë së shtunës pati ankesa edhe nga banorët e lagjes Mati dhe Lagjes së Spitalit për mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë.

Njoftimi i plotë:

Vazhdojnë punimet intenzive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 Me kapacitete dhe përkushtim të plotë, ekipet e KOSTT...

Posted by Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a on Monday, November 23, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco