Reagon Ahmeti: Komuna as nuk e ndal e as nuk e lëshon rrymën, brenda dy orësh 'rregullohet' prishja

Reagon Ahmeti: Komuna as nuk e ndal e as nuk e lëshon rrymën, brenda dy orësh 'rregullohet' prishja

19:37, 23/11/2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët edhe njëherë që kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS-it janë djegur, raporton Syri.net Kosova

Shpend Ahmeti ka treguar se komuna nuk e ndal dhe as nuk e lëshon rrymën.

Po ashtu ai ka shtuar se  prioritet është kthimi i rrymës, duke shtuar se presioni i tij nuk i shpejton inxhinierët.

‘Ky status është informues. Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë. KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë. KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet. Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajme të informuar.Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më’, u shpreh Ahmeti.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur. Këto janë asete të KOSTT. Shpesh këto po...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, November 23, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco