Shpërndahen makineritë për prodhimin e mobiljeve për përfituesit nga Fondi i Punësimit

Shpërndahen makineritë për prodhimin e mobiljeve për përfituesit nga Fondi i Punësimit

13:24, 23/11/2020

Në kuadër të Fondit të Punësimit, janë dhjetëra biznese ferizajase që kanë përfituar nga faza të ndryshme të mbështetjes me makineri e pajisje për biznese. 
Sot, u shpërndanë makineritë e pajisjet për 5 përfituesit nga faza e parë për makineri për prodhimin e mobiljeve, ku i pranishëm në shpërndarje ishte edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi.

Ai tha se me këtë po dëshmohet mbështetja për bizneset nga qeveria lokale dhe se si e tillë kjo mbështetje do të vazhdoj, gjersa paralajmëroi edhe shpalljen e rezultateve, ditëve në vijim, të përfituesve nga faza e dytë e thirrjes publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco