Qeveria miraton nisjen e negociatave me Malin e Zi për tatim të dyfishtë

Qeveria miraton nisjen e negociatave me Malin e Zi për tatim të dyfishtë

09:14, 23/11/2020

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Gjatë zhvillimit të kësaj mbledhje është miratuar nisja e negociatave për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje përmban gjithsej 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë në mes të dy shteteve.

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim ‘Eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiscal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital’, nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Duhet përkujtuar që në Kosovë deri më tani janë 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco