Zyra Kombëtare e Auditimit deklarohet për 'Syri.net' rreth vjedhjes dy milionëshe, por pa detaje

Zyra Kombëtare e Auditimit deklarohet për 'Syri.net' rreth vjedhjes dy milionëshe, por pa detaje

17:59, 21/11/2020 Nga B. T

Pas vjedhje së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në mesin e muajit tetor, janë duke vazhduar hetimet nga e policisë, prokurorisë dhe nga institucioni i hetuesisë italiane Guarda de Finanza.

Siç duket Zyra Kombëtare e Auditimit akoma nuk ka nisur ndonj auditim tek Thesari i Shtetit edhe pse aty dyshohet për dallavere jo të pakta. 

Derisa nga Zyra Kombëtare e Auditorit, për "Syri.net" nuk kanë treguar  se a kanë nisur ndonjë auditim në Thesarin e Shtetit, pas vjedhjes mbi 2 milionshe e ku dyshohet edhe për vjedhje tjera.

Nga Zyra Kombëtare e Auditorit, thanë për "Syri.net", se bazuar në planin vjetor të auditimit për sezonin auditues 2020/21, Zyra Kombëtare e Auditimit ka paraparë që auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Qeverisë së Kosovës për vitin fiskal 2020, t’i paraprijë auditimi i sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave të Kosovës. Pra, bëhet fjalë për një auditim të kombinuar të teknologjisë së informacionit me auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë.

Nga ZKA- tregojnë se për finalizimin e Raportit Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Qeverisë, ZKA-ja kryen auditime individuale të të gjitha organizatave buxhetore, si dhe të një numri të Ndërmarrjeve Publike dhe dorëzon raportet e auditimit në Kuvendin e Kosovës deri më 30 qershor 2021.

Ndërsa, Raporti Vjetor i Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Qeverisë së Kosovës për vitin fiskal 2020, sipas afatit ligjor, pritet të publikohet më së largu deri më 31 gusht 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco