Asociacioni 'vullnetar' i Komunave, me paga sa dyfishi i mesatares dhe mëditje 150 euro

Asociacioni 'vullnetar' i Komunave, me paga sa dyfishi i mesatares dhe mëditje 150 euro

11:43, 03/11/2020 Nga Dardan Gashi

Anëtarët e Asociacionit të Komunave vazhdimisht kanë deklaruar se punojnë në baza vullnetare. Por, kjo po del të mos jetë e vërtetë. Secili prej tyre merr paga të majme. E pos kësaj, edhe mëditje. Pas zbulimit të kësaj gënjeshtre nga Syri.net Kosovë, ata kanë bërë diçka të paimagjinueshme në faqen zyrtare.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është formuar në vitin 2001 pas zgjedhjeve të para demokratike komunale në Kosovën e pasluftës.

Anëtarë të Asociacionit janë autoritetet lokale të Kosovës. Autoritetet lokale anëtarësohen në Asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

Ky institucion burim financiar ka Buxhetin e Kosovës dhe të hyrat që realizohen karshi antarësisë nga ana e komunave.

Të hyrat nga komunat gjatë viteve 2018 dhe 2019 ishin 183 mijë euro respektivisht 184 mijë.

Nga kjo shumë, mbi 171 mijë euro u shpenzuan për paga në vitin 2018, ndërsa 195 mijë në vitin 2019.

Syri.net Kosova i është drejtuar me një kërkesë zyrtare këtij institucioni, për qasje në dokumente publike, respektivisht listën e pagave të të angazhuarve në AKK, përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi.

 Të njëjtit fillimisht kanë deklaruar se stafi i AKK-së punon në baza vullnetare, ndërsa, pas insitimit tonë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje tash e një javë.

“Ne lidhje me kërkesën Tuaj, Ju informojme se anetaret  e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) punojnë në mënyrë vullnetare dhe kësisoj nuk kanë pagë për punën që bëjnë në AKK” thuhet në përgjigjen zyrtare.

Image

Kujtojmë se, institucionet shtetërore në bazë të Ligji NR. 06/L-081 për qasje në dokumente publike, janë të detyruar të lejojnë një qasje të tillë.

Tutje, Syri.net Kosova, përmes burimeve të saj brenda AKK-së, merr vesh se brenda këtij institucioni janë 13 të punësuar, të cilët marrin pagë mujore përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv, tash e disa vjet.

Për më tepër, sipas burimit, të njëjtit për çdo mbledhje që realizohet, marrin meditje deri në 150 euro për person.

Në një kalkulim të thjeshtë, nga 135 mijë euro që u shpenzuan për paga gjatë vitit 2019, për 13 punëtorë të rregullt, i bie që po ata marrin pagë mesatarisht 865 euro në bazë mujore.

Insistimi i Syri.net Kosova për qasje në raportin financiar pikërisht listën e pagave vjen pasi burime të Syri.net Kosova tregojnë se AKK, tani ka vendosur që ta rris edhe koston për antarësi për komunat e Kosovës.

Kostoja për antarësi e cila varet nga numri i banorëve, në këtë rast deri para një muaji sipas po këtij burimi, çdo komunë ka paguar 0.10 cent për kokë banori, ndërsa, tani e tutje paguan 0.15 cent për kokë banori.

Për koiçidencë, ajo që bie në sy së fundmi është ‘zhdukja’ e auditimit financiar nga faqja zyrtare e AKK-së.

Image

Por, se të dhënat e lartëcekura janë të sakta dhe të marra nga raporti i auditorit, e tregojnë dëshmitë që i ka Syri.net Kosova nga Raporti Financiar dhe ai i Auditorit për vitet e cekura.

ImageImageImage

 

Ndryshe, deri në publikimin e këtij materiali Syri.net Kosova, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga AKK, lidhur me kërkesën për qasje në dokumenta zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco