Kuvendi i Kosovës u blen 10 mijë euro libra deputetëve

Kuvendi i Kosovës u blen 10 mijë euro libra deputetëve

10:19, 03/11/2020

Nga buxheti i Kosovës janë ndarë rreth 10 mijë euro që të blihen libra për Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimi e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “ Furnizimi me libra për bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, janë planifikuar të shpenzohen 9 mijë e 850 euro.

“Furnizimi me libra për bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Furnizimi me 315 tituj të librave – për çdo titull nga dy kopje”, thuhet në njoftimin e kontratës.

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco