Skandali milionësh në AKP/ Si u zbulua në Komisionin Hetimor skema e organizuar e 'faljes' së pronave

Skandali milionësh në AKP/ Si u zbulua në Komisionin Hetimor skema e organizuar e 'faljes' së pronave

22:06, 02/11/2020

Sot në Komisionin Hetimor për Privatizim, përmes intervistimit të dëshmitarit u zbulua skema e kapjes së AKP-së përmes krijimit të linjës Kryeministër - Drejtor Menaxhues - Koordinator Njësie Për Negociim Direkt, që të gjithë nga i njëjti subjekt politik - AAK. 

Kjo njësi, e krijuar nga po ky grup, pastaj ka shitur pronat dhe asetet e ndërmarrjeve shoqërore me anë të negociimit direkt, kujt ka dashur, pa tenderim fare, dhe me çmime dukshëm nën çmimin e tregut. Bëhet fjalë për miliona euro!

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Hekuran Murati.

"Teksa po zbulohej e zgjerohej kjo skemë edhe me punësime tjera, që ishin bërë jo pse kishin përmbushur kriteret, por për shkak të ndikimit politik që kishte për axhendë kapjen e mëtutjeshme të AKP-së, pati një ndërhyrje nga deputeti Bekë Berisha, poashtu nga AAK, i cili duke apostrofuar emrat e disa personave shpifi se gjoja ata qenkan punësuar gjatë Qeverisë Kurti duke tentuar të krijojë përshtypjen se edhe Lëvizja Vetëvendosje! na qenka e njëjtë sikurse të gjitha subjektet tjera. Kjo nuk është hera e parë kur anëtarë të Komisionit Hetimor nga subjektet tjera po tentojnë të shpërqëndrojnë vëmendjen e publikut me këso lloj ndërhyrjesh.", thuhet në reagimin e Muratit.

Postimi i plotë:

Sot në Komisionin Hetimor për Privatizim, përmes intervistimit të dëshmitarit u zbulua skema e kapjes së AKP-së përmes...

Posted by Hekuran Murati on Monday, November 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco