Tahiri takon hotelierët: Ja dy porositë e qarta për respektimin e masave

Tahiri takon hotelierët: Ja dy porositë e qarta për respektimin e masave

18:24, 02/11/2020

Zv.kryeministri Besnik Tahiri  ka njoftuar se sot ka takuar përfaqësuesit e Odës Hoteliere Turistike të Kosovës për t’i informuar lidhur me masat e qeverisë ndaj Covid-19, me theks të veçantë ato që lidhen me gastronominë, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot, takova përfaqësuesit e Odës Hoteliere Turistike të Kosovës për t’i informuar lidhur me masat e Qeverisë ndaj Covid-19, me theks të veçantë ato që lidhen me gastronominë. 

Në takim i pata dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere e gastronomike: E para, që të respektohen masat dhe mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje, e që do të ketë afekt në gjithë Kosovën; dhe e dyta, që do të nisim pranë Zyrës time një ekip specifike që do të nisë një komunikim efektiv me Odën për t’u informuar dhe konsultuar paraprakisht, ", ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Posted by Hotelieret e Kosoves - Pro In on Monday, November 2, 2020

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco