Alarmon Telekomi: Punonjësit pa paga, po rrezikohen shërbimet

Alarmon Telekomi: Punonjësit pa paga, po rrezikohen shërbimet

10:30, 02/11/2020

Punëtorët e Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor dhe kjo sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje është për shkak se llogaritë e tyre bankare janë bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompanisë “Dardafon”.

Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi, përmes telefonit i ka thënë KPse gjendja në këtë ndërmarrje është alarmante pasi po rrezikohen edhe shërbimet ndërsa që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Abazi deklaroi se kanë marrë paralajmërime edhe nga punëtorët se nuk do të rrinë duarkryq përballë kësaj gjendjeje që mund të krijojë të tjera vështirësi në funksionimin e saj.

 

“Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë sikurse në vikend, nuk ka as edhe një ndryshim të vetëm, xhirollogaritë mbetën të bllokuara dhe nuk kemi deri më tash as edhe një reagim, as nga aksionarët në rastin konkret nga Qeveria e vendit. Kjo përveç se ka vënë në rrezik gjendjen sociale, që ka rënduar edhe më shumë gjendjen sociale në kohë pandemie të gjithë kolegëve tanë, kjo po vë në rrezik total shërbimet e Telekomit të Kosovës. Pra, nuk mund të sigurojmë se gjithçka do të shkojë mirë duke marrë parasysh faktin që ne operojmë çdo ditë domethënë kryejmë pagesa çdo ditë dhe kemi obligime ndaj operatorëve të tjerë, dhe duke mos pasur qasje në llogari, ne rrezikojmë rëniën e komplet operimeve të Telekomit të Kosovës. Pra, të gjitha institucionet e vendit rrezikojnë të mbesin pa shërbime për shkak se nuk mund të ofrojmë shërbime kualitative për shërbimet tjera edhe si pasojë që ne nuk kemi as një mundësi të vetme t’i bëjmë pagesat por edhe si pasojë e punëtorëve të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të rrijnë duarkryq”, ka thënë Abazi për KP

Zëdhënësi i Telekomit ka thënë se Qeveria e Kosovës, si aksion i vetëm i kësaj ndërmarrjeje, duhet të reagojë sa më shumë dhe të dalë me një zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco