Punëtorëve të Telekomit iu bllokuan llogaritë bankare, nga Sindikata tregojnë sot për veprimet që do t’i marrin

Punëtorëve të Telekomit iu bllokuan llogaritë bankare, nga Sindikata tregojnë sot për veprimet që do t’i marrin

08:53, 02/11/2020

Ka disa ditë prej momentit kur kompanisë publike ‘Telekomi i Kosovës’ i janë bllokuar llogaritë bankare.

 

Kësisoj, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do të shpalosin veprimet që do të ndërmarrin lidhur me këtë situatë.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se duke nisur nga ora 11:00, do të mbahet një konferencë për media, ku edhe do të shpalosen hapat që do të ndërmerren nga Sindikata.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020  në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu disa ditë më parë, punëtorët e Sindikatës së Telekomit bën të ditur se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë.

Kompanisë publike, ‘Telekomi i Kosovës’ iu bllokuan llogaritë, si pasojë e borxhit që ka kjo kompani ndaj asaj të Devollëve, Z-Mobile

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco