Zbardhen shkresat e kontestit me Z-Mobile/ Vendimet e gjyqësorit rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së

Zbardhen shkresat e kontestit me Z-Mobile/ Vendimet e gjyqësorit rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së

22:33, 30/10/2020

Janë zbardhur disa shkresa të kontestit me z-Mobile të cilat rëndojnë mbi 3300 punëtorë të PTK-së, shkruan Syri.net Kosova.

"Gjatë verës së sivjetme, Sindikata ka ngritë padi për të vërtetu se kontrata mes Telekomit e Z Mobiles është juridikisht e pavlefshme. Njëherësh ka kërku masa sigurimi për ta parandalu falimentimin e ndërmarrjes nga përmbarimi i borxheve, tjetërsimin dhe fshehjen e pasurisë së Z Mobiles dhe përtëritjen e kontratës që ka skadu në korrik 2019.
Përkundër provave bindëse, as shkalla e parë e as e dyta nuk pati guximin me miratu kërkesën e drejtë të punëtorëve. Gjykata ka zbatu gabimisht rregullat ligjore për masat siguruese, ka dhënë justifikime që s’kanë lidhje me faktet e ligjin e zbatueshëm, ka shpërfillë provat dhe argumentet ma të fuqishme, dhe nuk ka trajtu të gjitha pretendimet e parashtruesit. Kështu i ka mohu Sindikatës të drejtën themelore të gjykimin të drejtë, të mbrojtur me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Pasojat e vendimeve gjyqësore tani po rëndojnë mbi 3 mijë e 300 punëtorët e Postës dhe Telekomit, anëtarë të Sindikatës. Po rrezikohet njëherësh i gjithë sektori i telekomunikimeve, që ka rëndësi jetike për sigurinë shtetërore të Kosovës.
Vendimet kanë të bëjnë vetëm me masën siguruese. Shqyrtimi i padisë nuk ka nisë ende.
Si bashkëpërfaqësues i autorizuar i Sindikatës, për hir të opinionit publik, po nxjerr këtu shkresat e lëndës nga kontesti me Z Mobilen:", ka shkruar Getora Mjeku i cili është përfaqësues i atorizuar i Sindikatës.

Postimi i plotë:

Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e...

Posted by Getoar Mjeku on Friday, October 30, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco