Zbulohet/Ja si Blerim Kuçi e 'luti' Blerim Devollin që mos të ia marrë paratë Telekomit

Zbulohet/Ja si Blerim Kuçi e 'luti' Blerim Devollin që mos të ia marrë paratë Telekomit

19:56, 30/10/2020

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi i kishte dërguar letër pronarit të ZMobile, Blerim Devolli, ku e kishte lutur që mos t’i merreshin paratë e Telekomit, që ishin në llogari bankare.

Megjithatë, Blerim Devolli nuk e ka marrë parasysh këtë letër, duke i tërhequr 2.5 milionë eurot, që ishin në llogarinë bankare të Telekomit.

Kështu kanë theksuar për Gazeta Blic, burime të afërta me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë letër që Kuçi ia kishte dërguar Devollit, kishte kërkuar që mos të tërhiqeshin mjetet e Telekomit, duke ia përmendur edhe dakoridmin që e kishin, ku borxhi Zmobile do t’i paguaj me 24 këste.

Mirëpo, marrëveshja siç merr vesh gazeta nuk ishe nënshkruar për faktin se vonesat kishin ndodhur për shkak të COVID-19, gjegjësisht për shkak se Ministria e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik nuk kishin arritur ta konkretizonin modalitetin.

"Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kishte refuzim nga ana e MZHE", tha ky burim.

Sipas burimeve, për arrdhjen deri në këtë situatë ka ardhur edhe për shkak të fajit të Bordit dhe Menaxhmentit të Telekomit.

”Bordi i Telekomit për tre muaj nuk kishte arritur që të formulonte një strategji për daljen nga situata në të cilën gjendet Telekomi”, tha ku burim.

Sipas burimeve thuhet se pak ditë para 1 tetorit, Bordi kishte kërkuar ndihmë nga ministri Kuçi, që të ndalej Devolli, në mënyrë që të mos ekzekutohej përmbarimi.

E sot siç dihet 'Devolli' ia ka marrë të gjitha paratë që kishte Telekomi në llogari, duke i lënë në mëshirë të gjithë punëtorët e Telekomit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco