Tregon Bajrami: Ata që nuk e morën asistencës sociale sot, do ta marrin nesër

Tregon Bajrami: Ata që nuk e morën asistencës sociale sot, do ta marrin nesër

18:14, 30/10/2020

Gjysma e përfituesve të asistencës sociale kanë arritur që t’i marrin sot paratë e lëshuara nga shteti, derisa pjesa tjetër që s’ka mundur, do t’i marrë nesër gjatë ditës. 

Këtë sqarim e ka dhënë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, meqë ka pasur ankesa nga disa qytetarë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dje përmes një njoftimi zyrtar kishte bërë të ditur vendimin e dikasterit qeveritar që drejton për kryerjen e pagesave për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

“Ministria e Financave dje ka dhënë urdhëresën dhe mjetet janë bartur të banka. Pastaj është marrëdhënie e bankës me zyrat postare (furnizimi me kesh i të gjitha pikave, vlerat më të mëdha se është dyfishim). Në disa komuna shpërndarja e mjeteve ka filluar ne nga ora 15.00 dhe vazhdon edhe tash. Postat punojnë me orare të zgjatura. Disa qytetarë kanë mundur t’i marrin mjetet sot, pjesa tjetër nesër gjatë ditës”, ka thënë ministrja Bajrami për Express.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për tre muajt e fundit të këtij viti të dyfishojë pagesat për përfituesit e asistëncës sociale.

“Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës socialeMe kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.Mjetet dalin nesër gjatë ditës”, kishte shkruar dje ministrja Hykmete Bajrami.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco