Në ZRre u kërkua pezullimi i të gjitha lejeve për hidrocentrale

Në ZRre u kërkua pezullimi i të gjitha lejeve për hidrocentrale

12:40, 14/10/2020

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës u shqyrtua pika e rendit të ditës mbi licencimit të ndërmarrjes KELKOS në veprimtarinë e prodhimit të energjisë.

Në mungesë së lejës mjedisore, nga Ministria e Ambientit, ZRrE ka njoftuar se KELKOS-i nuk i është vazhduar licensa

Artan Abrashi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i komisionit hetimor për licencimin e Hidrocentraleve ka thënë se ka kërkuar që të pezullohen edhe lejet për hidrocentrale që janë në proces deri në përfundim të procesit hetimor.

“ ZRrE ka marrë një vendim për mos licencimin e Kelkos për operim të energjisë. Ne në mbledhjen e komisionit kemi kërkuar si Vetëvendosje që të pezullohen lejet e reja dhe ato në proces të hidrocentraleve deri në përfundimin e punës së komisionit hetimor për hidrocentrale”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco