KOSTT i bashkohet partneritetit global për fuqizimin e të rinjve

KOSTT i bashkohet partneritetit global për fuqizimin e të rinjve

12:05, 14/10/2020

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala dhe Menaxherja e projektit K-GenU në Rrjetin CSR Kosova Gëzime Hasani, kanë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit nëpërmes së cilit KOSTT i bashkohet partneritetit global për fuqizimin dhe aftësimin e rinjve për t’i përgatitur për të ardhmen e tyre. 


Në njoftim, thuhet se në kuadër të projektit  #KosovoGenerationUnlimited (K-GenU) i cili përkrahet nga #UNICEFKosova dhe nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar #SIDA, #KOSTT do të kontribuoj në fuqizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shkathtësive për të rinjtë e moshës deri në 24 vjeç, nëpërmjet skemës së punës praktike, duke respektuar po ashtu edhe barazinë gjinore.


Me këtë rast Shala theksoi “Si kompani e përgjegjshme ndaj komunitetit, nëpërmes projektit K-GenU, KOSTT zotohet për të përkrahur aftësimin e të rinjve me qëllim të kontribuimit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë”. 


"KOSTT, njëherit anëtare e Rrjetit CSR Kosova është kompania e parë publike, e cila i është bashkuar projektit K-GenU, deri më tani" thuhet në njoftim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco