Anëtari i VV'së: Hidrocentralet në Deçan, histori e thellë korruptive

Anëtari i VV'së: Hidrocentralet në Deçan, histori e thellë korruptive

11:44, 14/10/2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të ndaluar prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale në Deçan.

Zogiani, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kelkosi, përkatësisht sistemi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit, nuk është thjesht një problem i lejes ambientale.

Sipas tij, problemi është shume më i thellë sesa paisja ose jo me leje ambientale.
 
Ai vlerëson se hetimet e thukëta mund ta sqarojnë të gjithë situatën e krijuar me këto hidrocentrale.
 
Shkrimi i plotë:
Kelkosi, perkatesisht sistemi i Hidrocentraleve ne Lumbardh te Deçanit, nuk eshte thjesht nje problem i lejes ambientale.
Problemi eshte shume me i thelle sesa paisja ose jo me leje ambientale.
Pellgu i Lumbardhit duhet studiuar ne kumulativ per prurjet e tij, e tek pastaj te kemi nje studim te mirefillt te Ndikimit ne Mjedis.
Ne nuk e dijme sa uje ka Lumbardhi sepse nuk kemi matje te mjaftueshme per kte.
Ministria e Mjedisit vetem formalisht eshte bazuar ne Ligjin per Ujerat dhe Udhezuesin Administrativ per prurjet minimale biologjike.
Procedimi me keto dhe hidrocentralet tjera eshte bere pa pasur nje studim mbi gjendjen e ujerave dhe mbi alternativat qe ekzostojne per t'i shfrytezuar ato.
Eshte folur vazhdimisht per 30% te prurjeve minimale biologjike pa e ditur sasine e pergjithshme te prurjeve ne pellgjet lumore.
Kjo i bie si ta zgjidhesh nje barazim pa i pasur parametrat. Pra keta kane gjetur per shembull X, ne nje barazim qe pak a shume ka qene i tille: X - Y = ?.
Nuk e kane asnje te dhene dhe kane bere barazimin.
Kjo eshte bere si rezultat i korrupsionit dhe krimit dhjete vjeçar ne Ministrine e Ambientit, ku nyja ka qene zyra e sekretarit te Ministrise.
Veç hetimet e thuketa mund ta sqarojne kete situate!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco