'Luftë' e madhe për lejen e Kelkosit, ZRRe përjashton mediat nga takimi

'Luftë' e madhe për lejen e Kelkosit, ZRRe përjashton mediat nga takimi

10:29, 14/10/2020

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë pikën e rendit të ditës mbi licencimit të ndërmarrjes KELKOS në veprimtarinë e prodhimit të energjisë.

Por, mbledhja për dallim nga herët tjera, nuk po lejohet të mbahet me praninë e mediave.

Kështu ka njoftuar gazetarja Jeta Xharra përmes një shkrimi në Facebook

 

"Jemi para ZRrE-se sepse sot ka mu vendos a me ju vazhdu leja Kelkosit per operim, leje e cila ju ka dhane ketij hidrocentrali para nje viti jashteligjshem sepse nuk ka pas leje mjedisore. Erdhem me xhiru mbledhjen, ashtu siq kemi bo para pandemise. S'na lane sepse po thone "pandemia". E ofruam me lane kameren ne mbledhje tu xhiru, pa asnje person. Thane po mediat tjera dojne te njejten. Ani, i thamë, na krejt mediave po ja japim xhirimet nëse ju e leni një kamerë me xhiru, ose na po ja marrim tjerëve xhirimin" ka shkruar Xharra.

Sipas gazetares, ZRRe po tentojnë ta mbajnë mbledhjen jotransparente për shkak se e dijnë çfarë kanë bërë para një viti

 

""S'BON" Po insisitojne me mbajt mbledhje jotransparente (sepse e dinë çka kanë bo para një viti). Po rrimë pas xhamave me ndegju se si po mirret vendimi per këtë operator për të cilin edhe qytetarët edhe kryetari i komunës së Deçanit na kanë thanë që është duke i thy rregullat e operimit të hidrocentralit duke e shtjerr ujin në Bjeshkën e Deçanit" ka shkruar Xharra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco