11 kandidatë synojnë kreun e Doganës së Kosovës (Dokument)

11 kandidatë synojnë kreun e Doganës së Kosovës (Dokument)

10:17, 14/10/2020

Njëmbëdhjetë kandidatë kanë hyrë në listën e ngushtë për intervistim drejtor të Doganave të Kosovës.

Në listën që e sigurar nga media shihet se kanë mbetur vetëm 11 nga 18 kandidatë sa kishin aplikuar gjithsej.

Në listë për t`u ftuar për intervistim kanë mbetur: Ekrem Hajdari, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Besim Curri, Gyltene Syla, si dhe Agron Llugaliu.

Ministria e Financave ka shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

Nga kjo Ministri ishte thënë se ky proces do të jetë transparent e profesional.

Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese/ frontonline

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco