Kërkohet heqja e dyfishtë e taksës për biznesin e peshkut

Kërkohet heqja e dyfishtë e taksës për biznesin e peshkut

09:56, 14/10/2020

Problemet e sektorit të peshkut, taksa ekologjik për Rimorkio, vështirësitë që po hasin bizneset si pasojë e pandemisë dhe përfshirja e kërkesave të bizneseve në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ishin disa nga pikat kyçe të cilat u diskutuan në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me zëvendësministrin e Ekonomisë, Rexhep Kadriu dhe këshilltarin e ministrit Vllaznim Përgjegjaj, transmeton Klan Kosova.

Përgjatë këtij takimi Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) shprehu shqetësimet e saja lidhur me gjendjen e krijuar në vend si pasojë e pandemisë.

Në njoftimin e OAK thuhet se theks i veçantë i’u kushtua çështjes së mos zgjidhjes së problemeve të bizneseve të peshkut.
Kadriu falënderoi OAK-un për takimin dhe shqetësimet e ngritura si dhe u shpreh i gatshëm për t’i ndihmuar biznesit të peshkut për kalimin e këtyre vështirësive e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Sejdi Arifaj prodhues i peshkut nga Istogu bëri me dije se taksa e dyfishtë e vendosur tash e sa kohë i ka dëmtuar tej mase.

Si rezultat, i këtij takimi Kadriu bëri me dije se do ta marrë përsipër trajtimin e kësaj çështje, ku do të synoj që në udhëzimin e ardhshëm administrativ ta ulë taksën e pagesës për shfrytëzimin e ujit.

Kadriu, po ashtu premtoi edhe për mbajtjen e një takimi të përbashkët në mes Ministrisë, OAK-së, bizneseve të peshkut dhe Kompanisë “Drini i Bardhë”, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun, Sejdi Arifaj dhe Sadik Januzaj prodhues të peshkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco