Buxheti i Skenderajt për 2021 mbi 14 milionë euro, nisen 58 projekte të reja

Buxheti i Skenderajt për 2021 mbi 14 milionë euro, nisen 58 projekte të reja

13:32, 29/09/2020

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka njoftuar se është miratuar buxheti i komunës për vitin 2021.

Jashari përmes një postimi në Facebook, shkruan se buxheti do të jetë 14 milionë e 207 mijë euro

Tutje, Jashari ka njoftuar se me buxhetin e vitit 2021 do të përfundojnë shumë projekte kapitale në realizim e sipër si dhe do të fillojnë me realizimin e 58 projekteve të reja në shumë fusha e përmes të cilave do të rrisim nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Shkrimi i plotë:

 

Lajm i mirë për qytetarët e komunës sonë: Miratohet buxheti i komunës për vitin 2021 prej 14 milion e 207 mijë euro

Me buxhetin e vitit 2021 do të përfundojmë shumë projekte kapitale në realizim e sipër si dhe do të fillojmë me realizimin e 58 projekteve të reja në shumë fusha e përmes të cilave do të rrisim nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Investime në ujësjellës, kanalizim, rrugë, trotuar, ndriçim, mjedis, parqe, shërbime shëndetësore efikase, kushte më të mira të shkollimit, përkrahje për biznese dhe start-up, mbështetje për rini, kulturë e sport e investime tjera që do të përmirësojnë jetën e qytetareve në të gjitha sferat.

Me këtë buxhet të miratuar vitin që vjen do të sigurohet ujë të pijshëm edhe për 10 fshatra tjera pas 10 atyre që kemi bërë me ujë të pijshëm këtë vit dhe kështu do të arrijmë që në shumicën e fshatrave të kemi ujë të pijshëm për qytetarët tonë.

Do të vazhdojmë me investime ne bujqësi, përmes përkrahjes së fermerëve me grante, bashkë edhe me donatorët, me projekte në shëndetësi përmes dyfishimit të buxhetit për këtë kategori, përkrahje për studentë dhe kushte më të mira për nxënësit, menaxhim të mbeturinave dhe rritje të zonave të gjelberta dhe mirëmbajtje të atyre ekzistuese, zgjerim të rrjetit të kanalizimit etj.

Pavarësisht sfidave që kemi para nesh angazhimi jonë nuk do të ndalet.

Vazhdojmë bashkë për Skenderajn tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco