Dështon miratimi i projektbuxhetit të Mitrovicës

Dështon miratimi i projektbuxhetit të Mitrovicës

12:26, 29/09/2020

Në mungesë të kuorumit politik dështon seanca për aprovim të draft- buxhetit komunal për vitin 2021 të Mitrovicës.

Kështu ka njoftuar zyra për informimë e kësaj komune, ku ka treguar se LDK, PDK, PD dhe AKR kanë bojkotuar këtë mbledhje të thirrur nga kryetari Agim Bahtir.

Kjo është komunikata e plotë:

Mbledhja e sotme urgjente e thirrur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Shyqyri Peci, në mungesë të prezencës së kryesuesit Kamberi, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte Aprovimi i Draft-buxhetit komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023.

Në këtë seancë ishin të pranishëm asamblistët nga radhët e Vetëvendosjes, NISMA-së dhe AAK-së,  ndërkaq është bojkotuar nga asamblistët e LDK-së, PDK-së, PD-së dhe AKR-së.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se ndjen keqardhje për mos prezencën e opozitës në këtë mbledhje, sepse buxheti është hartuar duke respektuar dispozitat ligjore dhe duke marrë për bazë kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve të dhëna në diskutimet publike, ku përveç kësaj u është dhënë mundësia edhe partive politike të japin kontributin e tyre në harmonizimin e këtij buxheti, i cili i destinohet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

“Ne si ekzekutiv kemi qenë çdo herë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, dhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit e kam pezulluar aprovimin e buxhetit me kërkesë të opozitës për hartim të përbashkët, ku në takimin e djeshëm ka marrë pjesë vetëm përfaqësuesi i partisë LDK, dhe pavarësisht përpjekjeve të mia opozita për interesa politike bojkotuan këtë seancë. Andaj mua nuk më mbetet zgjidhje tjetër, veçse t’ju drejtohem organeve kompetente për fillimin e procedurave për shpalljen e zgjedhjeve të Asamblesë Komunale”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco