Mustafa takim virtual me përfaqësues të BB-së...ja master plani për ujitjen e tokave

Mustafa takim virtual me përfaqësues të BB-së...ja master plani për ujitjen e tokave

21:25, 28/09/2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit të MBPZHR-së, thuhet se në takim, ndër tjerash u fol edhe mbi Master Planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakësoj çështjen e ujitjes për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

"Ministri Mustafa, në takim shprehi zotimin e Qeverisë Hoti për ta mbështetur këtë mega projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t'i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë", thuhet në postimin e Mustafës.

Postimi i plotë:

Ministri Mustafa takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore Prishtinë, 28 shtator 2020 - Ministri i Bujqësisë,...

Posted by Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural on Monday, September 28, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco