Ja si do të ndahen mjetet e rimëkëmbjes për bizneset e qytetarët

Ja si do të ndahen mjetet e rimëkëmbjes për bizneset e qytetarët

12:33, 28/09/2020

Kryeministri i Avdullah Hoti, tha se rimëkëmbja po ndodh. 

Sipas tij sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia. 

Ai tregoi se 87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë. 

Kryeministri shtoi se në ditët në vijim fillon shpërndarja e 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019. 

Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë: 
7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi.
1 mil euro për ndërmarrësi.
1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare.
2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal.
1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve.
1 mil euro për promovim të punësimit të grave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco