87 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike, ja cilët sektorë përfitojnë...

87 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike, ja cilët sektorë përfitojnë...

11:04, 28/09/2020

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka thënë se në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë euro.

Këto mjete siç njofton Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, do të dedikohen për financimin e sektorëve të rëndësishëm ku përfshihen ndërmarrësia, bujqësia, kultura, rinia dhe sporti, skemat sociale, barazia gjinore, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërmarrjet publike dhe komunitetet.

"Në javët në vijim do të ndahen mjete tjera nga programi për rimëkëmbje ekonomike për të fuqizuar stabilitetin socio-ekonomik në vendin tonë" ka shkruar Bajrami

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco