Delegacioni i DFC’së në takimin me Odën Amerikane flasin për investimet amerikane dhe të huaja në Kosovë

Delegacioni i DFC’së në takimin me Odën Amerikane flasin për investimet amerikane dhe të huaja në Kosovë

12:15, 26/09/2020

Një delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot kanë qëndruar në Prishtinë për të folur për mundësinë e investimeve amerikane dhe të huaja në Kosovë.

Delegacioni u kryesua nga Caleb McCarry, këshilltar i kryeshefit ekzekutiv të DFC, John Jovanovic, drejtor menaxhues për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Egjeut në DFC dhe Brian Martalus, drejtor për marrëdhëniet për Evropë dhe Euroazi në DFC, të cilët u takuan me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Bordit të Guvernatorëve, Visar Ramajli, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtij takimi, korporata DFC prezantoi vizionin e saj për të hapur dhe rritur investimet amerikane dhe të huaja në Kosovë, si dhe instrumentet e reja të përkrahjes që kjo korporatë ka në dispozicion për të avancuar zhvillimin ekonomik të udhëhequr nga sektori privat.

Përfaqësuesit e Odës Amerikane Zeka e Ramajli informuan delegacionin mbi situatën ekonomike në Kosovë në përgjithësi, duke përfshirë rritjet e fundit në tregtinë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ata gjithashtu theksuan sektorët që ofrojnë mundësi të mëdha për investime në Kosovë, si dhe disa nga rreziqet e perceptuara që kanë parandaluar investimet e huaja direkte për të arritur potencialin e tyre të plotë. Të dyja palët u dakorduan për të filluar bashkëpunimin për përmirësim të klimës së biznesit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco