Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë

Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë

11:03, 26/09/2020

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se arrestimet dhe ftesat që po vijnë nga Gjykata Speciale për ish krerët dhe ish ushtarët e UÇK-së, po ndikojnë edhe në ekonomi.

Sipas, tij,  Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë, shkruan Syri Kosova.

Këtë gjë, Shahini e tha përmes një statusi të bërë në Facebook, ku tha se AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të ish ushtarëve të UCK të cilët dyshohen se kanë publikuar dokumente senzitive që pengojnë hetimet ndaj të dyshuarve.

Madje, ai shtoi se ngjarje të tilla po zbehin edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve.

Statusi i plotë:

Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të...

Posted by Agim Shahini on Saturday, 26 September 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco