Ministrja e jep lajmin: Financim komercial deri në 25 milionë euro për energji

Ministrja e jep lajmin: Financim komercial deri në 25 milionë euro për energji

19:31, 25/09/2020

Së bashku me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkruam letrën e qëllimit për fillimin e financimit komercial deri në 25 milionë euro për projekte të energjisë së ripërtërishme dhe efiçencë të energjisë.   

Lajmin e ka dhënë, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, shkruan Syri.net Kosova.

"Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe Delegacioni i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit (DFC) të SHBA-së, të cilët ishin për vizitë në Kosovë për avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. DFC e SHBA-së do të punojë ngushtë me MFK, FKGK dhe Ministrinë e Financave në ofrimin e instrumenteve financiare që do të zvogëlojnë riskun e garancive bankare për Dritaren e Energjisë së Ripërtërishme të FKGK dhe partnerëve tjerë bankarë në Republikën e Kosovës.", ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Posted by Hykmete N. Bajrami on Friday, September 25, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco