KEDS-i investon edhe në rrjetin e Fushë Kosovës

KEDS-i investon edhe në rrjetin e Fushë Kosovës

15:56, 25/09/2020

Investimet e KEDS-it po vazhdojnë fuqishëm gjithandej Kosovës. 

Kësaj radhe, ju prezantojmë investimin që po bëhet në Fushë Kosovë. 

Atje po bëhet zgjidhje afat-gjate me furnizim të energjisë elektrike nga KEDS. 

Në trafostacionin e ri të ndërtuar rishtazi nga KEDS, ditë më parë ka përfunduar procesi i vendosjes së pajisjeve të reja energjetike. 

Në këtë trafostacion, u vendosën dy transformatorë me kapacitete nga 8 megawatt si dhe kthinat 35 dhe 10/20 kV. 

Ky investim do të mundësojë dyfishimin e kapaciteteve furnizuese, krijimin e linjave alternative të cilat do të mundësojnë furnizim pa ndërprerje në raste avarie apo punimi në rrjet, furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ si dhe do të eleminohen mbingarkesat në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco