Bajrush Xhemajli: Ndërtimi i minierës së re të KEK-ut, rast i pastër i korrupsionit

Bajrush Xhemajli: Ndërtimi i minierës së re të KEK-ut, rast i pastër i korrupsionit

14:10, 25/09/2020

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, në seancën plenare e cila po  mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, në pikën e parë, jashtë rendit të ditës ka deklaruar shqetësimin e subjektit të tij për ndërtimin e minierës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas Xhemajlit, drejtimi që i është dhënë ndërtimit të kësaj miniere është i gabuar.

“ PDK shpreh shqetësimet për ndërtimin e minierës së re të KEK-ut,  kjo është një çështjë madhore e cila ka mbetur e fsheur si pasojë  e zhurmës politike. Kohë më parë Qeveria Haradinaj e pasuar nga ajo Kurti dhe Hoti kanë vendsur që të ngrehin në drejtim të gabuar minierën, në fushën në veri e jo në fushën jug. Haradinaj ka marrë një vendim të drejtë kur është bërë një studim i fushës JUG, dhe në bazë të hulumtimeve është dashur të shkojmë në atë fushë por vendimi i dytë i gabuar i asaj qeverie  është se kanë anuluar vendimin e parë dhë po shkohet drejt fushës jug”, ka thënë ai.

Deputeti Xhemajli ka vazhduar tutje duke thënë se ky është një rast i pastër i korrupsionit.

“Ky vendim skandaloz po vihet në zbatim, është pa bazë ligjore në kundërshtim më boridn e KEK-ut. E detyron  të filloj shpronësimin dhe anashkalon fshatin Hade, duke e izoluar edhe më shumë. Po bllokohen rezevrat e qymyrit . Dyshojmë në rast të pastër të korrupsionit”, tha Xhemajli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco