Erdhi dita për gratë në Bordin e BQK-së

Erdhi dita për gratë në Bordin e BQK-së

20:21, 21/09/2020

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se sot në Kuvendin e Kosovës ka shpreh kundërshtimin e saj dhe atë të GP të LVV për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Bordin jo-ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. 

"Për dy pozita të Bordit, paneli në BQK kishte përzgjedhur dhe proceduar në Kuvend shtatë kandidatë, të gjithë burra për dy pozitat në Bord", ka shkruar Mimoza në Facebook.

"Fatmirësisht, pas mos suksesit të shtatë kandidatëve sonte për t’u zgjedhur në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, procesi po kthehet në pikën zero. 
Me këtë rast ju bëj THIRRJE dhe inkurajoj të gjitha vajzat dhe gratë me përvojën e duhur në sistemin financiar dhe bankar në Kosovë, të shqyrtojnë dhe të mos hezitojnë të aplikojnë për TRI pozita të cilat do të hapen së shpejti për Bordin jo ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës", ka theksuar ajo.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e Kosovës shpreha kundërshtimin tim dhe atë të GP të LVV për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për...

Posted by Mimoza Kusari on Monday, September 21, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco