Banorët e Hadës kërkojnë shpronësim sikur është premtuar/ I shkruajnë edhe kryeministrit

Banorët e Hadës kërkojnë shpronësim sikur është premtuar/ I shkruajnë edhe kryeministrit

15:05, 21/09/2020

Këshilli i fshatit Hade të Komunës së Obiliqit i përbërë nga Komisioni i fshatit Bahri Mirena, Blerim e 
Skender Preniqi i kanë shkruar një letër kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit.

Në njoftimin e tyre thihet se meqenëse KEK sh.a., tashmë ka filluar të shpërndajë te banorët e fshatit Hade, raportet e vlerësimit dhe variantet e kompensimit, ne banorët e fshatit Hade të cilët jetojmë ne pjesën, e cila nuk parashihet të shpronësohet/zhvendoset nuk pranojmë të bashkëpunojmë më KEK sh.a., sa i përket dhënies së tokave për KEK sh.a., më qëllim të zhvillimit të minierës së thëngjillit.

Marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë, por arsyet që na kanë shtyrë deri te ky vendim kanë të bëjnë me vendimet e dëmshme që ka marrë KEK sh.a., dhe Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me banorët e kësaj pjese të fshatit Hade, pjesa e fshatit e cila nuk përfshihet në shpronësim/zhvendosje.

Siç dihet Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr. 09/66. të datës 18.09.2018, merr vendim që miniera e re e thëngjillit të zhvillohet në drejtim të fshatit Sibovc dhe në këtë mënyrë shmang fshatin Hade (pjesa e mbetur), duke e lënë në një geto, edhe përkundër premtimeve që fshati të shpronësohet në tërësi.

Siç mund të jeni të informuar fshati Hade në vazhdimësi, përgjatë viteve i është nënshtruar zhvendosjes për shkak të zhvillimeve minerare në këtë zonë. Për rikujtim banorët e fshatit Hade kanë qenë të atakuar nga zhvillimet minerare në këtë zonë, prej kur ka filluar miniera nëntokësore në Hade, pastaj miniera sipërfaqësore në Mirash e Bardh, ku një pjesë e shtëpive dhe një sasi e madhe e tokave të punueshme të banorëve të Hades janë marrë nga këto miniera. 

Kjo ka vazhduar edhe pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Procesi i zhvendosjes se këtij fshati nga KEK sh.a., ka rifilluar në vitin 2004/2005. Nga atëherë ky fshat është shpallur zonë me interes të veçantë ekonomik dhe në vazhdimësi iu është premtuara banorëve se fshati do të zhvendoset në tërësi.

Me shterimin e rezervave të thëngjillit në minierën Mirash dhe Bardh, zhvillohet miniera e re në pjesën perëndimore të fshatit Hade, duke u quajtur miniera Sibovci jug-perëndim. Kjo minierë siç dihet është dukë u zhvilluar në tokat e punueshme të banorëve të fshatit Hade. 
Zhvendosja e shtëpive dhe tokave bujqësore të fshatit nga zhvillimet minerare është bërë pjesë që nga viti 2005, ku zhvendoset një pjesë e fshatit duke vazhduar në vitin 2011 dhe 2017.

Nga këto ndikime minerare banorët e Hades pothuajse i kanë humbur tokat e punueshme bujqësore, nga të cilat i kanë siguruar të hyrat vjetore nga bujqësia dhe blegtoria. Tani ka mbetur pjesa qendrore e fshatit e pa zhvendosur, e cila jeton në kushte shumë të vështira, sepse pjesa ku janë shtëpitë e banorëve të fshatit është rrethuar në tri pjesë me miniera të shkaktuara nga KEK sh.a.

Pra, tani fshati nuk ofron kushte për jetë dhe banorët e mbetur ndjehen të rrezikuar, të jetojnë në shtëpitë e tyre me struktura të plasaritura që janë shkaktuar nga veprimet minerare në afërsi të shtëpive dhe nga momenti në moment mund ttë ndodhë edhe ndonjë rrëshqitje masive e dheut, sikurse ajo e vitit 2002 e cila ka në minierën e Bardhit. Duke i njohur këto praktika të rrëshqitjeve të masave të dheut, ne banorët e fshatit Hade jemi të rrezikuar nga përsëritja e një fatkeqësie të tille, e cila do të ishte me pasoja fatale për banorët e këtij fshati.

Duke ditur rëndësinë e projekteve energjetike dhe përkundër humbjes së tokave bujqësore dhe vështirësive të shkaktuara nga KEK.sh.a., me vite të tëra për shkak të veprimeve minerare në afërsi të fshatit. Ne kemi bashkëpunuar me KEK.sh.a., dhe me institucionet e tjera të përfshira në këto zhvillime, sepse gjithmonë na është premtuar nga KEK.sh.a., qeveritë dhe ministritë tona që në momentin që do të zhvillohet miniera e re, atëherë ju do të jeni në proces të shpronësimit edhe të shtëpive, po ashtu, ka disa dokumente të nxjerra nga KEK sh.a., Qeveria e Republikës se Kosovës, Komuna e Obiliqit dhe institucione të tjera përkatëse se fshati Hade do të shpronësohet në tërësi dhe nuk do të mbetet një oazë pa perspektivë për të jetuar dhe duke u rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

Duke marrë për bazë këto ne deri më tani kemi qenë bashkëpunues me KEK sh.a., dhe institucionet e tjera, por tani e tutje nuk do të bashkëpunojmë me KEK sh.a., në lidhje me shpronësimin e tokave pa na siguruar se do të shpronësohen edhe shtëpitë e pjesës së fshatit Hade, të cilat nuk janë përfshirë në zhvillimin e minierës së re, e cila planifikohet të shkojë në drejtim të fshatit Sibovc.

Me poshtë është lista e banorëve të fshatit HAde, të cilët pa presion dhe me bindje të plotë kanë nënshkruar këtë listë me të cilën dëshmojnë se nuk janë të gatshëm të hyjnë në marrëveshje me KEK sh.a., sa i përket shpronësimit të tokave në pjesën e minierës Sibovci jug-perëndim, pa u arritur një marrëveshje finale se në proces të shpronësimit/zhvendosjes do të përfshihen të gjitha shtëpitë e fshati Hade.

Lista e nënshkruar nga banorët e fshatit Hade me të dhënat personale, si emër, mbiemër, numër të letërnjoftimit, numër të parcelës dhe nënshkrim është larguar, për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Ky njoftim përveç zyrës së Kryeministrit të Kosovës i është dërguar edhe Menaxhmentit dhe Bordit të KEK sh.a., dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco