Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike – Murati lë fajtore Qeverinë që s’po mund t’i sigurojë as votat e koalicionit qeverisës

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike – Murati lë fajtore Qeverinë që s’po mund t’i sigurojë as votat e koalicionit qeverisës

13:44, 21/09/2020

Qeveria Hoti tashmë është dorëzuar para opozitës, pasi që për disa herë radhazi nuk arriti të kalojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo ka bërë që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, të shprehet e hapur për futjen e secilës kërkesë të opozitës, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka një përgjigjie rreth kësaj çështje.

“Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka shprehur qartë qëndrimin se problemi me këtë qeveri përveç me legjitimitet dhe ligjshmëri, qëndron edhe në paaftësinë e tyre për t’i adresuar problemet në mënyrën e duhur”, deklaroi Murati për Gazeta Blic.

Murati vazhdoi tutje duke thënë se kjo qeveri nuk po arrinë të sigurojë as votat e vet koalicionit.

“Jokompetenca dhe paqëndrueshmëria e kësaj qeverie dëshmohet edhe me faktin që as vetë koalicioni qeverisës nuk i ka tërë votat. Herën e fundit ishin vetëm 41 vota për projekligjin në fjalë, nga 61 sa do duhej t’i ketë një qeveri me legjitimitet minimal. Para se të kërkohet qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë temë, do të duhej të shtrohej pyetja se pse kjo qeveri nuk i ka as votat e vetë koalicionit qeverisës”, përfundoi Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco