Biznesi kosovar paralajmëron: Brenda pak ditësh do ta kemi Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Biznesi kosovar paralajmëron: Brenda pak ditësh do ta kemi Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

12:59, 21/09/2020 Nga D.G.

Kryetari i Odës, Ekonomike Berat Rukiqi, pas paralajmërimeve se do të angazhohen gjatë kësaj jave se do të provojnë të jenë ndërmjetësues mes pozitës dhe opozitës, për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvend, sot ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët dhe bizneset.

Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë në rrugë të mbarë që brenda pak ditësh Kosova ta ketë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

"Sot filluam komunikimin me pozitën dhe opozitën për harmonizim të qendrimeve për rimekëmbjen ekonomike. Jemi në rrugë të mbarë qe brenda pak ditësh ta kemi ligjin për rimëkembjen ekonomike", ka shkruar Rukiqi.

Rukiqi, i kontaktuar nga Syri.net Kosova, ka dhënë detaje për takimet që i ka zhvilluar.

Kryetari i OEK, ka treguar se është takuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, por, ka pasur komunikim edhe me zyrën e kryeministrit Hoti, Ministrinë e Financave lidhur me harmonimizim e qëndrimeve.

Ne jemi në fazë të diskutimit, kemi pas takime sot gjatë ditës me pozitën e opozitën për harmonimin e programeve, shihet që ka një vullnet të harmonizohen qendrimet, e brenda pak ditësh pritet të votohet ky ligj.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media,  ka kërkuar  t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike dhe propozimet e PDK-së, në mënyrë që kjo të votohet brenda një dite në Kuvendin e Kosovës.

"Partia Demokratike e Kosovës, karshi përgjegjësisë së saj ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vendit, e fton qeverinë e Kosovës që ta plotësoj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19; t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike dhe propozimet e PDK-së, në mënyrë që kjo të votohet brenda një dite në Kuvendin e Kosovës" thuhet në komunikatë.

 

 

Lexo edhe : Biznesi kosovar detyrohet të ndërmjetësojë mes qeverisë e opozitës për zhbllokimin e Pakos së Rimëkëmbjes

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco