Shpresë edhe për gastronomët, nesër pritet lehtësimi i masave anti-Covid

Shpresë edhe për gastronomët, nesër pritet lehtësimi i masave anti-Covid

12:14, 21/09/2020
Ministri i Tregtisë Vesel Krasniqi ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.

"Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen" ka shkruar Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco