Konsumatorët kanë mbi 45 milionë euro borxhe ndaj KRU “Prishtinës”, kompania bën thirrje për pagesa

Konsumatorët kanë mbi 45 milionë euro borxhe ndaj KRU “Prishtinës”, kompania bën thirrje për pagesa

09:41, 21/09/2020

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga konsumatorët që të bëjnë pagesat për shërbimet e ujit dhe të kanalizimit.

Përmes një komunikate për medie, kompania ka dhënë edhe arsyet që ata të cilët kanë mundësi duhet të kryejnë pagesat.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe të kanalizimit për dy arsye, moslejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë, që ndërlidhet me shërbimet e ofruara”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu kompania ka rikujtuar se “çdo pagesë që konsumatorët bëjnë për shërbimet e ujësjellësit dhe të kanalizimit do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, sipas kompanisë, është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë borxhi është grumbulluar në mbi 2 milionë euro.

Gjithashtu KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se janë në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco