Revoltohen gastronomët, me 25 shtator ia zënë derën qeverisë

Revoltohen gastronomët, me 25 shtator ia zënë derën qeverisë

18:44, 18/09/2020

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka njoftuar se me datën 25 shtator do të dalin para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojnë kuponat fiskal.

Kjo thirrje erdhi pasi sipas tyre po u cenohet e drejta e biznesit në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tyre edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë.

Ata madje kanë paralajmëruar se tanimë nuk do të tregojnë mirëkuptim.

“Herën e fundit kur Shoqata paralajmëroi dhe mbajti protestë, Policia e Kosoves me urdhër të Kryeministrit, na lejuan vetëm 7 minuta aktivitet, ne e mirëkuptuam Policinë, nuk donim arrestime e as përkeqësim të situatës, e as situata të palakmushme në mes Policisë dhe Gastronomeve. Respektuam çdo urdhër e vendim që na u dha.  Këtë radhë nuk do të kemi mirëkuptim, sepse mirëkuptim për ne nuk pat as edhe një moment. Ne duam të jemi përgjegjës ndaj punonjësve tanë, familjeve tyre dhe familjeve tona”, thuhet në njoftimin e tyre.

“I bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve të Republikes së Kosovës që me datën 25.09.2020 nga ora 14:00-15:00 të mbyllin bizneset e tyre dhe të na bashkangjiten në ora 14:00 para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojmë kuponat fiskal!

Atë që virusi po ua shkakton njerëzve, ju po ia shkaktoni Gastronomisë së Kosovës”, kanë përfunduar në shkrimin e tyre.

NJOFTIM !!! Shoqata e Gastronomeve të Kosovës Edhe një herë u cenua e drejta e biznesit në Kosovë. Edhe një herë shteti...

Posted by Petrit Kllokoqi on Friday, September 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco