I zbulon Abrashi: Ja cilat ishin kërkesat e Kosovës në Uashington

I zbulon Abrashi: Ja cilat ishin kërkesat e Kosovës në Uashington

22:38, 17/09/2020

Anëtari i delegacionit në bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington, Arban Abrashi, ka treguar se cilat pika të marrëveshjes në Uashington i ka propozuar Kosova.

“Serbia ka lypë shumë projekte, ne kemi dashur edhe funksionalizimin e pikave kufitare që ata s’kanë dashtë por, ka me u bë. Ne kemi kërkuar kryesoren, njohjen, pikat kufitare, projektet nuk është që ka dashtë shumë Serbia, lidhjen me Shqipërinë ka qenë e jona, unë e kam shkruar vetë”, ka thënë Abrashi në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai ka treguar se në Shtëpinë e Bardhë është diskutuar edhe për Preshevën.

“Ne kemi folur edhe për Preshevën edhe për njohje të diplomave. E kemi edhe lidhjen e korridorit në Gjilan edhe ajo është diskutuar edhe kemi me diskutuar gjatë ardhjes së delegacionit të 24-tit”, tha Abrashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco