Hasaj: Qeveria Hoti po përdorë politikat ad-hoc

Hasaj: Qeveria Hoti po përdorë politikat ad-hoc

18:14, 17/09/2020

Analisti Blend Hasaj ka thënë se Qeveria Hoti po përdorë politikat ad-hoc që, sipas tij si të tilla, nuk e arrijnë efektin e dëshiruar.

“Për të rritur kërkesën agregate gjatë pandemisë, Qeveria Hoti ka futur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike edhe propozimin që qytetarëve t'u mundësohet tërheqja e 10% të kontributeve pensionale nga Trusti. Madhësia e fondit mund të shkoj deri në 200 milionë euro”, ka shkruar Hasaj.

Sipas tij nga analizimi i të dhënave rreth kontributpaguesve në Trust, del se 144 milionë euro (72%) të fondit prej 200 milionë euro zotërohen nga vetëm 20% të kontributpaguesve.

“Rrjedhimisht, këta janë qytetarë që punojnë tash e një kohë të gjatë me minimum 5,000 euro bilanc në Turst, që kanë punësim të qendrueshëm, marrin paga më të larta se paga mesatare, dhe më shumë”ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Për të rritur kërkesën agregate gjatë pandemisë, Qeveria Hoti ka futur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike edhe propozimin që qytetarëve t'u mundësohet tërheqja e 10% të kontributeve pensionale nga Trusti. Madhësia e fondit mund të shkoj deri në 200 milionë euro. Kjo del të jetë vetëm një nga shumë politikat ad-hoc që, si të tilla, nuk e arrijnë efektin e dëshiruar.
Nga analizimi i të dhënave rreth kontributpaguesve në Trust, del se 144 milionë euro (72%) të fondit prej 200 milionë euro zotërohen nga vetëm 20% të kontributpaguesve. Rrjedhimisht, këta janë qytetarë që punojnë tash e një kohë të gjatë me minimum 5,000 euro bilanc në Turst, që kanë punësim të qendrueshëm, marrin paga më të larta se paga mesatare, dhe më shumë.
...
Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë pandemisë janë rritur kursimet e qytetarëve nëpër banka. Ndikimin në këtë tendencë për ulje të shpenzimit duhet të ketë edhe pasiguria për të ardhmen e shkaktuar nga virusi korona. Në një raport tjetër të ASK-së tregohet se mbi 78% e familjeve në Kosovë kanë vështirësi për kryerjen e pagesave të zakonshme dhe rreth 70% e familjeve në nuk mund ta përballojnë as një pushim 1 javor larg shtëpisë. Nga kjo del se familjet që kursejnë në Kosovë duhet të jenë kryesisht ato me të ardhura më të larta, të cilat nuk kanë vështirësi në kryerjen e pagesave, mbulimin e shpenzimeve të papritura deri në një shumë të caktuar, etj. E që rrjedhimisht është ky grupi i qytetarëve më lartë që po i rrisin kursimet e tyre nëpër banka gjatë pandemisë, e të cilët në raport me iniciativën e 10%-shit ose:
- nuk do ti tërheqin fare mjetet nga Trusti sepse ata veçse e kanë një shumë të kursyer,
- do ta kursejnë në bankë edhe 10%-shin e tërhequr,
- do ta shpenzojnë shumën e tërhequr që të blejnë produkte jo-vendore, sikurse produkte nga brende të njohura.
Dhe, rrjedhimisht, vetëm një pjesë e vogël e fondit do të shpenzohet sipas planit të dhëshiruar.
Andaj, kjo politikë ad-hoc:
- nuk ndihmon qytetarët, rrjedhimisht dhe bizneset, të cilët janë goditur rëndë nga pandemia por ata që po e përballojnë më lehtë (nga aspekti ekonomik) këtë periudhë,
- është opsion me kosto të lartë sepse dëmtohen kursimet pensionale të qytetarëve dhe mund të rritet barra e qeverisë në kohën kur këta qytetarë pensionohen,
- bën që të dalin edhe më shumë para nga tregu i Kosovës;
- nuk imponon që ndikimi në ekonomi të arrihet në kohën e dëshiruar sepse edhe nëse qytetarët i tërheqin mjetet, nuk dihet se kur do ti shpenzojnë ato, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco