Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të KEK-ut

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të KEK-ut

17:58, 17/09/2020

 Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a. ka Vizituar Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës.
 

Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi, transmeton Syri.net Kosova.
 

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës Sot, me dt: 17.09.2020, Bordi i Përkohshëm i...

Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Thursday, September 17, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco