Ibrahimi: Ekonomia që nga marsi në rënie të lirë, turp për secilin deputet

Ibrahimi: Ekonomia që nga marsi në rënie të lirë, turp për secilin deputet

13:36, 17/09/2020

Analisti Ilir Ibrahimi, ka reaguar pas dështimit të Kuvendit të Kosovës, që ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai thotë se që nga mesi i marsit, ekonomia e Kosovës është në rënie të lirë

Ibrahimi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se kur të gjitha vendet e botës kanë derdhur biliona e triliona për ti dalë në ndihmë ekonomisë, udhëheqësit politikë të Kosovës, mezi kanë arritur të shpërndajne nga 170 euro për punëtorë.

Sipas tij, ata jo vetëm se nuk kanë bërë asgjë, përkundrazi, me veprime të pamatura e të pamenduara e kanë dëmtuar edhe më tepër ekonominë , siç është shembulli me mbylljen e vendeve rekreative si kafenetë e pishinat, dhe nxitja e popullatës drejt plazheve e diskotekave të Shqipërisë e Malit të Zi.

"Edhe sot, Kuvendi nuk e votoi pakon e stërvonuar ekonomike. Ky është turp për secilin deputet, i cili pagën e merr nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna." ka shkruar Ibrahimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco